• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës

Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës

Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së kanë miratuar zyrtarisht një plan për të përdorur mjetet e ngrira të BE-së të bankës qendrore ruse për të investuar në mbrojtjen e Ukrainës, raportojnë mediat britanike, duke cituar qeverinë belge.

Ministrat e BE-së kanë rënë dakord "të përdorin të ardhurat e jashtëzakonshme nga mjetet e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës në kontekstin e agresionit rus", ka shkruar në X qeveria belge, e cila kryeson bisedimet midis vendeve të BE-së në Bruksel.

Teksti duhej të merrte vetëm miratimin zyrtar nga ministrat, pasi marrëveshja për këtë ishte përfunduar tashmë në fillim të muajit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR