• e hënë, 30 dhjetor 2024

Vendet e BE-së kanë miratuar një mision ushtarak për mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq

Vendet e BE-së kanë miratuar një mision ushtarak për mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq

Bruksel, 8 shkurt 2024 (MIA) - Të gjitha 27-të vendet anëtare të BE-së i kanë miratuar planet për të krijuar një mision ushtarak për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve, konfirmuan sot disa diplomatë për DPA-në.

Mision përfshin vendosjen e anijeve luftarake evropiane dhe sistemeve për paralajmërim të hershëm ajror për të mbrojtur anijet transportuese në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth.

Nën titullin "“Operacioni Aspides”, shtabi operativ e misionit është në qytetin grek të Larisës.

Vendimi përfundimtar zyrtar për vendosjen e misionit do të merret në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel më 19 shkurt.

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje politike për fillimin e misionit muajin e kaluar, njofton DPA. 

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, rebelët Huthë të mbështetur nga Irani kanë sulmuar vazhdimisht anijet që dyshohet se janë të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq, duke detyruar kompanitë e mëdha  të shmangin këtë rrugë kryesore tregtare midis Evropës dhe Azisë përmes Kanalit të Suezit. Tani ajo ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale.

Huthët thanë se ata po qëllojnë në anije për të detyruar një armëpushim izraelit në Gazë.

Si kundërpërgjigje, SHBA-ja, Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë nisën sulme ajrore në disa pozicione rebele Hothe në Jemen, duke përshkallëzuar tensionet tashmë të larta në Lindjen e Mesme.

Aktualisht, BE-ja nuk planifikon të marrë pjesë në sulmet e SHBA-së ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen.

Bundesveri gjerman dëshiron të marrë pjesë në mision me fregatën "Hesen". Anija me rreth 250 ushtarë u largua sot nga baza detare në Uilhelmshaven dhe u nis drejt Detit të Kuq. qa

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR