Vendet e BE-së kërkojnë 127 miliardë euro kredi për armatim shtesë
- – Komisioni Evropian sot njoftoi se 18 vende kanë kërkuar kredi në vlerë prej 127 miliardë euro, përmes instrumentit të krijuar për fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes në kontinent.
- Post By Fitore Curri
- 16:49, 30 korrik, 2025
Bruksel, 30 korrik 2025 (MIA) – Komisioni Evropian sot njoftoi se 18 vende kanë kërkuar kredi në vlerë prej 127 miliardë euro, përmes instrumentit të krijuar për fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes në kontinent.
Programi, i quajtur SAFE, është në thelb të strategjisë së pushtetit ekzekutiv evropian për përshpejtimin e furnizimit të përbashkët të armës, si përgjigje e kërcënimit të supozuar rus.
E krijuar me qëllim që të ulet varësia evropiane nga SHBA-ja, programi mundëson që vendet anëtare të marrin kredi me kushte të favorshme.
Sipas komisarit evropian të Mbrojtjes, Andrijus Kubilius, 18 vende kanë parashtruar kërkesë për këto kredi, në vlerë të përgjithshme prej mbi 127 miliardë euro.
Franca, Spanja, Italia dhe Polonia janë në mesin e vendeve kandidate për marrjen e atyre mjeteve.
SAFE është pjesë e programit më të gjerë të cilin Komisioni Evropian e prezantoi në fund të marsit, me qëllim të mobilizimit të deri 800 miliardë eurove për armatim shtesë në kontinentin evropian. fc/
Foto: KE