• e hënë, 23 dhjetor 2024

Venbin: Nuk është e drejtë prishja e TikTokut duke thirrur sigurinë e shtetit

Venbin: Nuk është e drejtë prishja e TikTokut duke thirrur sigurinë e shtetit

Pekin, 14 mars 2024 (MIA) - Nuk është e drejtë që të dëmtohen përparësitë konkurruese të vendeve të tjera duke përmendur sigurinë kombëtare, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Venbin në lidhje me propozim -ligjin e miratuar në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan i cili mund të sjell deri në ndalimin e TikTokit.

"Si SHBA e trajton TikTok-un mbetet që të shihet nëse i ashq. rendi i tyre i bazuar në rregulla i shërben botës apo Amerikës", shtoi Venbin.

Dhoma e përfaqësuesve të SHBA-së të mërkurën ka votuar propozim-ligjin që të mund të ndalojë plotësisht TikTok-un në SHBA edhe pse përfaqësues të platformës për mediat sociale, kompania Bajt Dens mori opsionin për ta shitur. Senati amerikan ende nuk ka dhënë mendimin e tij për këtë propozim-ligj. Projekt marrëveshja i dha kinezit Bajt Dens gjithsej 165 ditë për të dalë nga pronësia e platformës, duke përfshirë Ep Stor të Ejpl dhe Gugëll Plej, do t'u ndalohet ligjërisht të shfrytëzojnë TikTok-un ose të ofrojnë shërbime të aplikacioneve të kontrolluara nga Bajt Dens. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR