• e hënë, 23 dhjetor 2024

Velkovski: Për 3.200 të punësuar në UKIM është gjetur zgjidhje për rritjen e pagave të tyre

Velkovski: Për 3.200 të punësuar në UKIM është gjetur zgjidhje për rritjen e pagave të tyre

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - 3200 të punësuarve në UKIM do t'u rriten pagat. Ky është rezultati i takimit të sotëm të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, me rektoren e UKIM-së, Biljana Angelova dhe përfaqësues të sindikatës.

Nga MPPS-ja kumtojnë se në takimin është marrë vendim për njohjen e marrëveshjes kolektive individuale të UKIM-it, e me këtë edhe rritje të pagave të tyre.

"U bëj thirrje ministrive resor, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për njohjen e marrëveshjes kolektive dhe rritjen e pagave të punëtorëve të Universitetit, tha Velkovski.

Në lidhje me kompetencën e MPPS-së, Ministria e informon opinionin se bëhet fjalë për marrëveshje kolektive individuale, për të cilën nënshkruesit, në pajtim me nenin 231 paragrafi 3 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, kanë obligim që të njëftojnë Ministrinë për nënshkrimin, gjë që në këtë rast edhe është bërë.

"Meqenëse nënshkruesit e marrëveshjes kolektive të lidhur në mes të Kuvendit të RMV-së dhe UKIM-it kanë vepruar në përputhje me dispozitat e ligjit, lidhur me këtë lloj marrëveshjeje, MPPS-ja konsideron se nuk ka asnjë pengesë ligjore në aspektin e zbatimit të saj të mëtejshëm", theksojnë nga MPPS-ja. ls/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR