• e premte, 22 nëntor 2024

Velkovski: Jemi gati për një rezultat të mirë kundër Arabisë Saudite

Velkovski: Jemi gati për një rezultat të mirë kundër Arabisë Saudite
Abu Dhabi, 20 tetor 2022 (MIA) – Kombëtarja e Maqedonisë, e përbërë nga futbollistë të kampionatit vendor, e përforcuar nga ndërkombëtarët Darko Velkovski dhe Kristijan Tosevski, në Abu Dhabi vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Arabisë Saudite të planifikuar për të shtunën me fillim ora 16:30. Velkovski, përfaqësues standard në mbrojtje, vlerësoi se përzgjedhja do të jetë e gatshme për sfidën e së shtunës, edhe pse disa nga lojtarët stërviten për herë të parë së bashku. Rrethanat janë pak më ndryshe nga ato të zakonshmet me të cilat jemi mësuar. Me disa nga lojtarët jemi bashkë për herë të parë, por po stërvitemi mirë. Ndeshja testuese me Arabinë Saudite do të jetë një sfidë e vërtetë për këtë përzgjedhje. Kundërshtari përfundoi i pari në grupin e Azisë për t'u kualifikuar në Botëror dhe do të jetë vërtet një ndeshje e vështirë, para së gjithash fizikisht, sepse disa prej nesh ende po i përshtaten kushteve atmosferike në Abu Dhabi, tha Velkovski. "Rrethanat janë pak më ndryshe nga ato të zakonshmet me të cilat jemi mësuar. Me disa nga lojtarët jemi bashkë për herë të parë, por po stërvitemi mirë. Ndeshja testuese me Arabinë Saudite do të jetë një sfidë e vërtetë për këtë përzgjedhje. Kundërshtari përfundoi i pari në grupin e Azisë për t'u kualifikuar në Botëror dhe do të jetë vërtet një ndeshje e vështirë, para së gjithash fizikisht, sepse disa prej nesh ende po i përshtaten kushteve atmosferike në Abu Dhabi, tha Velkovski. "Jemi duke punuar në analizën e kundërshtarit, kemi edhe disa stërvitje të përbashkëta dhe shpresoj që t’i përgjigjemi mirë kësaj sfide. Nuk kam asnjë dyshim që taktikisht do të jemi në një nivel të lartë, stafi stërvitor i kushton shumë rëndësi asaj pjese të lojës tonë për çdo ndeshje. Besoj se do të jemi të gatshëm për një ndeshje të mirë, ka shtuar përfaqësuesja e Maqedonisë në një deklaratë në faqen zyrtare të FFM-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR