• e premte, 28 qershor 2024

Vdiq Goce Andonovski, deputet në përbërjen e parë të Kuvendit

Vdiq Goce Andonovski, deputet në përbërjen e parë të Kuvendit

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur ish-deputeti Goce Andonovski.

Andonovski u zgjodh deputet nga Resnja në zgjedhjet e para shumëpartiake në vend në vitin 1990 dhe ishte në detyrë deri në fund të madatit të përbërjes së parë të Kuvendit në vitin 1994.

Ai u zgjodh deputet si kandidat i LSDM-së.

Andonovski ka lindur në vitin 1946 në fshatin Carev Dvor, Resnjë, ndërsa me profesion ishte mjek-specialist. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR