Vdes një i burgosur në burgun e Shkupit
- Një i burgosur nga Konjari e Poshtme dje ka vdekur në INK Burgu i Shkupit, informojnë nga policia.
- Post By Besnik Shuki
- 15:51, 31 gusht, 2025
Shkup, 31 gusht 2025 (MIA) - Një i burgosur nga Konjari e Poshtme dje ka vdekur në INK Burgu i Shkupit, informojnë nga policia.
"Më 30.08.2025 rreth orës 15:30, në SPB Shkup, një punonjës i INK Burgut Shkup denoncoi se M.P. (54) nga Konjari e Poshtme, i cili ishte në paraburgim, kërkoi ndihmë mjekësore. Nga një mjek i Shërbimit të Urgjencës, në ora 15:58 u konstatua vdekja, pa shenja dhune", thuhet në kumtes[n e policisë. bsh/
Foto: MIA arkiv