• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon pasdite debati i Komisionit për zgjedhjen e Lubomir Joveskit gjykatës kushtetues

Vazhdon pasdite debati i Komisionit për zgjedhjen e Lubomir Joveskit gjykatës kushtetues

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Në Kuvend sot duhej të vazhdojë seanca e Komisionit për Çështje të  Zgjedhjeve dhe Emërimeve me debat për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të zgjidhet gjykatës kushtetues, por vazhdimi i tij i anulua me kërkesë të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, me qëllim që t'u mundësohet një pjese të anëtarëve të marrin në seancën e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Milloshoski theksoi se në seancën e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, e cila paraprakisht është caktuar dhe sipas Rregullores së Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë seancë për të cilën njoftohen më herët. Pas kësaj, kryetarja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska, informoi se seanca do të vazhdojë pasdite. 

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, Kuvendi i zgjodhi gjykatësin e Gjykatës së  Apelit në Shkup, Fatmir Skënderin dhe këshilltaren për legjislacion civil, Tatjana Vasiq-Bosaxhieva, gjykatës të rinj kushtetues, të dy me propozim të LSDM-së.

Nga ana tjetër, nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues të   VMRO-DPMNE-së opozitare, asnjëri nuk ka marrë mbështetje nga Komisioni. Partia si kanditatë të saj i propozoi   profesorin universitar Savo Klimovski, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, Todor Vitlarov, gjykatës në pension Branko Sekulovski, prokurorin e fundit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër Voisllav Dimovski, gjykatësen nga Gjykata Administrative, Vesna Jovanovska dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon me përbërje jo të plotë, pasi  nga nëntë anëtarë katër anëtarëve  u ka skaduar mandati. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR