Vazhdon ndalesa për qarkullim në rrugën R1106 Makedonski Brod - Shkup për shkak të zjarrit në Jasen
- Për shkak të zjarrit në Parkun nacional Jasen, vazhdon ndalesa për komuniakcion në rrugën rajonale R1106 Makedonski Brod - Shkup. Rruga është e mbyllur për çfarëdo lloj automjetesh, kumtuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:12, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të zjarrit në Parkun nacional Jasen, vazhdon ndalesa për komuniakcion në rrugën rajonale R1106 Makedonski Brod - Shkup. Rruga është e mbyllur për çfarëdo lloj automjetesh, kumtuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa për shkak të pushimeve verore,vërehet frekuencë të shtuar e automjeteve, në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM përkujton se deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. Terminet janë si në vijim: e premte 17:00 - 22:00, e shtunë 09:00 - 18:00 dhe e diel 09:00 - 22:00.
Në ditët me temperatura ekstreme të larta, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.
Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugë shtetërore. ab/
foto: МIА arkivi