Vazhdon moti i nxehtë - temperatura deri në 39 gradë
- Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Sara Ademi
- 07:15, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 në 39 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 38 gradë.
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, mot i ngjashëm do të mbajë edhe në ditët në vijim - diell, shumë nxehtë dhe me vranësira mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. sa/
Foto: MIA