• e enjte, 12 dhjetor 2024

Vazhdon marrja në pyetje e Vasko Stefanovskit në Gjykatën Penale

Vazhdon marrja në pyetje e Vasko Stefanovskit në Gjykatën Penale

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Penale është duke vazhduar marrja në pyetje e ish-drejtorit të SHA EMV, Vasko Stefanov, i cili është një nga 23 personat që dyshohet për krime të rënda 6.5 milionë euro në aksionin e djeshëm "Aditiv" të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK). 

Ai sot është dërguar në Gjykatën Penale pasi është ndaluar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc.

 Nga MPB-ja dje informuan se është kryer aksion i koordinuar policor nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të dy prokurorëve publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë të cilit janë kryer kontrolle në disa lokacione të zonës së Manastirit, Negotinës, Kërçovës, Velesit dhe Shkupit. Po kërkohet edhe ish-drejtori i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski. 

"Gjatë aksionit janë siguruar një numër i madh i provave materiale (dokumentacion), ndërsa tek tre persona janë gjetur edhe konfiskuar rreth 130.000 euro. Nga ana e Departamentit për Çrrënjosjen e Krimeve të Rënda dhe të Organizuara -  Njësia për Korrupsion në bashkëpunim me Drejtorinë e Inteligjencës Financiare deri te PTHP për NKOK ka bërë kallëzim penal kundër 23 personave fizikë dhe dy personave juridikë si më poshtë: V.K. (55), V.S. (57), A.M. (44), P.M. (46), N.S. (48), M.S. (45), D.S. (43), M.J. (35), P.Ç. (46), D.S. (59), Z.N. (58), S.M. (63), M.B. (58), V.M. (61), Z.A. (38), D.Ç. (47), D.S. (48), S.K. (53), S.M. (54), N.N. (35), P.S. (69), M.S. (54), R.S. (42), pastaj personi juridik nga Negotina, si dhe personi juridik nga Shkupi. Prej tyre, 21 persona janë privuar nga liria, ndërsa për dy janë marrë masa për zbulim", njoftuan nga MPB-ja. 

I denoncuari V.S. në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SHA EMV, N.S. - ish-drejtor i SHA për Prodhimin e Energjisë Elektrike TEC Negotinë, D.S. - ish-drejtor i punëve komerciale në SHA EMV dhe ish drejtori i SHA "Posta e Maqedonisë së Veriut" dhe P.M. ish u.d i drejtorit dhe drejtori i filialit REK "Bitola" në SHA EMV gjatë viteve 2023 dhe 2024 në Negotinë, Manastir dhe Shkup kanë organizuar grup e cila ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale “shpërdorim të procedurës së ftesës publike, dhënien e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat” nga neni 275-v nga KP dhe "keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar" nga neni 353 nga KP dhe "pastrimit të parave dhe të ardhura të tjera të veprave penale" nga neni 273 nga KP. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR