• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon lufta me stihitë e zjarrit në vend, Mickoski paralajmëroi ndihmë nga disa shtete

Vazhdon lufta me stihitë e zjarrit në vend, Mickoski paralajmëroi ndihmë nga disa shtete

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Lufta me stihitë e zjarrit në shtet vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikipterë dhe er traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Maqli i Zi në luftën kundër zjarreve.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov mbrëmë vonë deklaroi se vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin Serta, dhe se shuarja vazhdon sot në mëngjes me helikipterë dhe er traktorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

"Vazhdon të digjet. Për fat të keq nuk arritëm të vendosim kontroll mbi të. Terreni është jashtëzakonisht i keq, ka shumë therra, shumë kaçuba, terren shumë i dendur. Temperatura e lartë dhe era që e ndërron drejtimin, plotësisht po e vështirëson shuarjen", sqaroi ai.

Директорот на Центарот за управување со кризи, Стојанче Ангелов, информира дека пожарот кај Ајватовци се уште е активен на еден крак, односно под репетиторите, додека останатите делови се изг

Dje në mëngjes është shuar me një helikopter të policisë, menjëherë më pas edhe me dy helikipterë të armatës, ndërsa pak më vonë me dy er traktorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Por krahas kësaj, për fat të keq, zjarri sërish ishte aktiv.

Helikopteri policor i llojit Bell-412 nga Departamenti i Njësiteve të Aviacionit dje ka vazhduar të veprojë ndaj zjarrit i cili është ende aktiv në malin Serta.

Siç informojnë nga MPB, helikopteri në 25 fluturime ka hedhur 38 tonelata ujë.

"Ushtria është aktive në terren. 103 ushtarë po marrin pjesë aktivisht në shuarje, si dhe 30 pjesëtarë të MPB-së, zjarrfikës lokal nga negotina dhe Kavadari, vullnetarë", përkujtoi Angellov.

Zjarri në Serta shpërtheu të mërkurën rreth orës 10:30.

Mickoski mbrëmë në Fejsbuk shkroi se po luftojmë kundër stihive të zjarrit për shkak të motit të nxehtë.

"Në mënyrë intensive jemi në komunikim me disa shtete mike prej të cilave kërkuam ndihmë në kuadër të mundësive të tyre për shuarje të zjarreve. Për kohë të shkurtë arrin ndihma nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi", shkroi Mickoski në Fejsbuk.

Продолжува да гори пожарот на планината Серта, гаснењето продолжува, утре изутрина  ќе се гасне со хеликоптери и со ер трактори на Дирекцијата за заштита и спасување. Ова вечерва го истакна д

Ai përkujtoi se minsitrat e Mbrojtjes, MPB-së, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Misajllovski, Toshkovski, Mucunski si dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov janë në komunikim intensiv me kolegët e tyre nga këto shtete.

Ministrat e Punëve të Brendshme dhe i Mbrojtjes, Pançe Toshkovki dhe Vllado Misajllovski, së bashku me drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe ANgellov kryen vizitë në terren në rajonin e Negotinës të kapluar nga zjarret.

"Në terren me forca të përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, QMK-së, me mbështetje të vetëqeverisjeleve lokale, në rrjedhë është aksioni për përballje me zjarret. Janë përfshirë edhe helikopterët për shuarje të zjarreve. Situata tani për tani është nën kontroll dhe aksioni për shuarjen e zjarreve është në rrjedhë", u kumtua nga Qeveria.

Minister of Interior Panche Toshkovski and Minister of Defence Vlado Misajlovski alongside the head of the Crisis Management Center (CMC) Stojance Angelov visited on Sunday the Negotino regio

Paraprakisht, nga SHA MEPSO kumtuan se dy largpërçuesit në shtrirje prej Pepelishtes drejt fshatit Llakavicë janë çkyçur për shkaqe sigurie me qëllim që të mundësohen kushtet e igurisë për intervenim nga ajri dhe toka në shuarjen e zjarrit. Çkyçja nuk ka kurfarë pasoja për furnizimin rrjedhës me energji elektrike.

Sipas informatave të djeshme, zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit drejt fshatrave të Shtipit Sellcë dhe Dragoevë është ende aktiv.

"Me një ekip jemi nisur drejt Negotinës. Jemi në komunikim me drejtorin e QMK-së, Stojançe Angellov rreth orës 12 apo 13 do të kemi sërish takim për të parë nëse do të ketë shurje të zjarrit në pjesën e htipit nga ajri. Është kapluar sipërfaqe prej dy deri tre kilomtra e gjysmë", tha Bllagoj Renxhov,  komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse-Shtip.

Gjatë ditës së kaluar në pjesën e Shtipit është kapluar nga zjarri vegjetacioni i ulët, pylli me dushk dhe një pjesë e vogël e pyllit me pisha. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR