• e enjte, 27 qershor 2024

Vazhdon kërkimi pas viktimave nga tornadoja në SHBA

Vazhdon kërkimi pas viktimave nga tornadoja në SHBA

Xhekson, 26 mars 2023 (MIA) - Operacioni për shpëtim dhe kërkim pas viktimave nga tornadoja në shtetet jugore amerikane Alabama dhe Misisipi, ku humbën jetën të paktën 26 persona, vazhdoi edhe sot.

Dhjetëra njerëz janë lënduar në tornadon, e cila i ka goditur shtetet federale në natën mes së premtes dhe të shtunës, ndërsa qindra janë në strehim të përkohshëm.

Autoritetet në Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Qyteti i vogël Roling Fork është shkatërruar në tornadon, e cila ka arritur shpejtësi prej 320 kilometrave në orë.

Meteorologët paralajmëruan se edhe sot pritet stuhi e fuqishme në jug të SHBA-së. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR