• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vazhdon kërkimi për personin e zhdukur në ujërat e liqenit Glazhnjë

Vazhdon kërkimi për personin e zhdukur në ujërat e liqenit Glazhnjë

Kumanovë, 31 korrik 2023 (MIA) - Vazhdon kërkimi në liqenin Glazhnjë për 30-vjeçarin nga fshati i Likovës Nikushtak i cili dje hyri në ujërat e pendës dhe nuk doli. Tre ekipe të zhytësve nga "Tigrat" po i kërkojnë ujërat në liqen, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Së shpejti do të përdoret edhe i ashtuquajturi "akuadron" të cilin do ta shfrytëzojnë ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për kërkimin e thellësisë së liqenit artificial në Likovë.

"Duke qenë se personi nuk u gjet ditën e djeshme, sot kanë vijuar kërkimet me tre ekipe specialistësh që përdorin pajisje për të hyrë në liqenin 40 metra të thellë. Duhet të theksoj se dukshmëria është shumë e ulët rreth 40 centimetra gjë që e bën të vështirë zhytjen dhe kërkimin e terrenit, i cili është shumë i pjerrët. Përveç SPB Kumanovë, 'Tigrat', kemi edhe ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët me një varkë po kërkojnë bregun e liqenit, po ashtu ka edhe zhytës nga Drejtoria që nuk zhyten, por në çdo moment presim të mbërrijë një 'akuadron' ujor me të cilin do të përpiqen të kërkojnë fundin. Nëse kërkimi nuk jep rezultate herët në mëngjes me ekipe shtesë të zhytësve nga 'Tigrat' dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të mbështetur nga ekipet e SPB Kumanovë, me përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë kërkimet", deklaroi Angellov.

Edhe nga SHA Ujësjellësi "Fusha e Kumanovës Likovës" informuan se është stopuar rrjedha që t'iu ndihmohet ekipeve në kërkim dhe të mos krijohen rryma në liqen.

"Uji në rrjedhën themelore të pendës së Gllazhnjës është i mbyllur, me qëllim që të zvogëlohet rrjedha e ujit në digë, që të mund të punojnë zhytësit", deklaroi drejtori Oliver Ilievski.

Hetimi për të riun nga fshati Nikushtak po zgjat prej dje kur ai në orët e pasdites kishte hyrë në ujërat e Glazhnjës dhe nuk kishte dalur. fc/

Fotografitë: MIA dhe QMK

QËNDRONI TË LIDHUR