• e diel, 22 dhjetor 2024

Vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve

Vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA)- Vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP) për ndryshim të marrëveshjes kolektive dhe rritjes së pagave të punonjësve. Rreth 700 kandidatë presin të kalojnë për licencën që e jep QSHP-ja, por për shkak të grevës kjo nuk do të ndodhë këtë herë, informoi sot në konferencën për media udhëheqësi i Sindikatës së QSHP-së dhe i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni. 

Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së theksoi se grevat aktuale në QSHP, Prokurorinë Publike dhe institucionet tjera publike janë rezultat i pakënaqësisë nga pagat e ulëta.

"Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive duhej të thotë se ka zgjidhje për rritjen e pagave tona. Premtimi i dhënë nga funksionarët se do të jenë në nivel të njëjtë me punonjësit nuk është plotësuar. Me marrëveshjen që e arritëm duhej që funksionarët të tregojnë vullnet të mirë dhe t'i ndryshojnë ligjet dhe veçanërisht shumën e pagës mesatare për të cilën kanë marrë 78 për qind rritje në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por ne kemi parë që zyrtarët nuk mendojnë për punëtorët dhe për këtë ndodhin greva dhe do të përballen me mllefin e punëtorëve. Nuk është  njerëzore që funksionarët të thonë se kanë qenë të nevojshme ndryshimet e shtatë ligjeve që të kthehen pagat në nivel nga marsi i këtij viti, pastaj në vitin 2025 të ketë zgjidhje sistematike për kënaqësinë e të gjithëve. Ne u thamë zyrtarëve se do të ballafaqohen me problem dhe pakënaqësi nga qytetarët, siç janë grevat në QSHP, në prokurori, në organet e drejtësisë dhe në institucionet tjera publike", tha Trendafilov. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR