• e premte, 20 dhjetor 2024

Vazhdon gjykimi për rastin E Majta kundër Kanal 5

Vazhdon gjykimi për rastin E Majta kundër Kanal 5

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Gjykimi për rastin në të cilin partia politike E Majta padit gazetaren Mihaela Dimovska, redaktorin Goce Mihajlovski dhe shoqatën tregtare Kanal 5 për publikim të paautorizuar të procesverbalit personal, do të vazhdojë sot pasi paraprakisht ishte shtyrë për shkak të mungesës së përfaqësuesit ligjor të partisë, Dimitar Apasiev. Seanca është caktuar në orën 12:30 në Gjykatën Themelore Penale - Shkup.  

Në seancën paraprake, avokatja e Të Majtës deklaroi se Apasiev mungon për shkak të pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Ajo theksoi se ekziston vullnet për falje nën disa kushte, ndërsa të pandehurit, nga ana tjetër, theksuan se nuk duan falje.

Të pandehurit akuzohen se, si bashkautorë, në lajmet e "Kanal 5" kanë publikuar në mënyrë të paligjshme një dokument të brendshëm partiak me shkallë të besueshmërisë të klasifikuar si fshehtësi zyrtare, me ç'rast, sipas Të Majtës, me dashje e kanë kryer veprën penale "Publikim i paautorizuar i një procesverbali personali" i dënueshëm sipas nenit 148 të Kodit Penal.

Sipas të pandehurve, padia është e pabazë dhe paraqet presion politik ndaj mediave. Pritjet e tyre janë se institucionet, siç theksuan, "do ta kryejnë punën" dhe rasti do të përfundojë në favor të tyre. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR