• e martë, 24 dhjetor 2024

Vazhdon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2024

Vazhdon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2024

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Parlamentar për financim dhe buxhet duhet të vazhdojë sot në mesditë debatin e amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024.

Deri tani janë shqyrtuar 82 amandamente nga gjithsej 272 të parashtruara, prej të cilave 250 janë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit opozitar.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliard denarë dhe janë 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa harxhimet janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta se në krahasim me vitin 2023. Harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose janë për 5,8 për qind më të larta se në vitin 2023. Për paga janë parashikuar 41,2 miliardë denarë, për mallëra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere dhe subvencione, 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, prej të cilave 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, ndërsa rreth 13,2 miliardë denarë janë për përfitimet e mbrojtjes sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës. Rritja ekonomike parashikohet në nivel 3,4 për qind dhe inflacioni deri 3,6 për qind.

Sot në kuvend seancë duhet të mbajë edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR