Vazhdon aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve, të drejtë kanë gjithashtu brucoshët potencialë që do ta fitojnë statusin e studentit të rregullt
- Në vijim është aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve. Thirrja vlen edhe për brucoshët potencialë të cilët prej më 20 shtator do të fitojnë statusin e studentit të rregullt, njoftuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:28, 27 gusht, 2024

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në vijim është aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve. Thirrja vlen edhe për brucoshët potencialë të cilët prej më 20 shtator do të fitojnë statusin e studentit të rregullt, njoftuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ata theksojnë se afati për aplikim zgjatë deri më 5 shtator.
"Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s