Vazhdojnë tërmetet në afërsi të Santorinit - vlerësohet se nga ishulli grek janë larguar mbi 5.000 persona
- – Një seri e tërmeteve, por me fuqi më të vogël se pesë gradë edhe gjatë natës ishin regjistruar në pjesën detare në afërsi të Santorinit, ku nga e shtuna është rritur aktiviteti sizmik dhe janë ndërmarrë masa dhe rekomandime të jashtëzakonshme, ndërsa vlerësimet janë nga ishulli grek tashmë janë larguar mbi 5.000 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 10:35, 4 shkurt, 2025
![Vazhdojnë tërmetet në afërsi të Santorinit - vlerësohet se nga ishulli grek janë larguar mbi 5.000 persona](https://mia.mk/images/20250204103538_big_730x400_75.webp )
Athinë, 4 shkurt 2025 (MIA) – Një seri e tërmeteve, por me fuqi më të vogël se pesë gradë edhe gjatë natës ishin regjistruar në pjesën detare në afërsi të Santorinit, ku nga e shtuna është rritur aktiviteti sizmik dhe janë ndërmarrë masa dhe rekomandime të jashtëzakonshme, ndërsa vlerësimet janë nga ishulli grek tashmë janë larguar mbi 5.000 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga mesnata deri mëngjesin e sotëm ishin regjistruar gjashtë tërmete ndërmjet 4 dhe 4,8 ballë, ndërsa situata e ngjashme ishte edhe gjatë ditës së djeshme, që sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Observatoriumit në Athinë, Vasilis Karastatis domethënë se “aktiviteti sizmik nuk është qetësuar, por përkundrazi intensifikohet”.
Për agjencinë greke të lajmeve APE-MPE Karastatis sqaroi se nga 1 shkurti e deri më dje ka pasur mbi 240 tërmete me fuqi më të madhe se tre gradë, ndërsa në periudhën e njëjtë ishin regjistruar 39 tërmete prej mbi katër ballë.
Kryetari i Organizatës për Planifikim Antisizmik dhe mbrojtje të Greqisë, Eftimios Lakas për televizionin shtetëror ERT sqaroi se nuk është aktivizuar çarja nga viti 1956 që atëherë shkaktoi tërmet prej 7,7 ballë, pas çka vijoi edhe cunami.
“Kjo çarje nuk mund të shkaktojë tërmet të madh, sepse lëshoi shumë energji në vitin 1956. Do të duhen mijëra vjet për t'u rimbushur. Pra, kemi aktivizim të çarjeve më të vogla në veriperëndim të çarjes së Amorgos. Aktiviteti është i kufizuar pranë Amorgos”, theksoi Lekas, duke shpjeguar se ky është një element pozitiv, sepse ishulli i veçantë ka formacione shkëmbore, nuk ka shumë ndërtesa, nuk ka sipërfaqe të madhe, ndryshe nga Santorini, i cili ka karakteristika krejtësisht të kundërta.
Për shkak të serisë së tërmeteve gjatë të paktën tri ditëve të kaluara, një numër i madh i banorëve, punëtorë, por edhe turistë me trajekte dhe aeroplanë po largohen nga Santorini, ndërsa dy kompanitë ajrore greke “Ejxhian” dhe “Skaj ekspres” vendosën edhe fluturime të jashtëzakonshme nga dhe drejt ishullit.
Sot në mëngjes nga “Ejxhian” njoftuan se dje ka pasur gjithsej nëntë fluturime nga Santorini deri në Athinë, prej të cilëve pesë ishin të jashtëzakonshëm, me çka nga ishulli deri në metropolin grek ishin dërguar gjithsej 1.294 udhëtarë, përderisa për sot janë planifikuar tetë fluturime, me kapacitet të përgjithshëm prej mbi 1.400 ulëse.
“Në përgjithësi, në dy ditët e para, të hënën dhe të martën, fluturimet tona do të transportojnë rreth 2500-2700 udhëtarë nga Santorini në Athinë”, informoi kompania ajrore greke, duke shtuar se nëse është e nevojshme do të prezantojnë fluturime emergjente edhe nesër.
Përveç se me aeroplan, njerëzit po largohen nga Santorini edhe me trajekte, ndërsa njëjtë edhe si kompanitë ajrore, linja të jashtëzakonshme vendosën edhe një pjesë e kompanive të anijeve.
Vlerësimet në Greqi janë se deri më tani, të paktën 5.000 persona janë larguar nga ishulli.
Ministri për Kriza Klimatike dhe Mbrojtje Civile të Greqisë, Vasilis Kikiljas për sot në mëngjes caktoi takim të ministrave për aktivitetet e mekanizmit shtetëror, përderisa dje, anëtarët e Komisionit për vlerësim të rrezikut sizmik dhe Komisionit për ndjekjen e aktiviteteve vullkanike, pas takimit të mbajtur propozuan dhe rekomanduan vazhdimin e masave parandaluese.
Siç njoftoi dje MIA, shkollat në Santorini dhe ishujt fqinjë Ios, Amorgos dhe Anafi do të jenë të mbyllura deri të premten dhe qytetarët do të duhet: të shmangin grumbullimet e mëdha brenda ndërtesave; shmangni hyrjen në ndërtesa të braktisura; për të shmangur hyrjen dhe qëndrimin në portet e Amudi, Armeni, Kërfos dhe portin e vjetër të Firës; largoni objektet e rrezikshme të panevojshme nga objektet dhe zbrazni ujin nga pishinat; për të zgjedhur rrugë të sigurta gjatë lëvizjes përgjatë rrjeteve rrugore të qytetit dhe atyre lokale, veçanërisht në vendet ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut dhe zonat bregdetare do të duhet të evakuohen urgjentisht në rast të një tërmeti të fortë.
Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dje ju bëri thirrje banorëve të Santorinit që të jenë të qetë dhe t’i ndjekin udhëzimet e kompetentëve dhe sqaroi se ka kërkuar nga Ministria adekuate që në ditët në vazhdim “të përgatisë prezantim shkencor gjithëpërfshirës të të dhënave gjeologjike, që të gjithë ta dinë se cila është dukuria me të cilën duhet të menaxhojmë”.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, tha se në ditët në vijim, sipas gjitha gjasave të mërkurën, qytetarët në nivelin më të lartë, do të informohen hollësisht për aktivitetin sizmik të Santorinit. fc/