• e premte, 05 korrik 2024

Vazhdojnë negociatat për armëpushim në Gazë

Vazhdojnë negociatat për armëpushim në Gazë

Doha, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit që kanë për qëllim vazhdimin e armëpushimit në Gazë, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, po vazhdojnë, edhe krahas luftimeve t, ripërtëritura, tha një burim i informuar për bisedimet.

"Bisedimet po vazhdojnë me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, edhe krahjas ripërtëritjes së sulmeve ajrore izraelite mbi Gazën", tha burimi, duke kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve.

Diskutimet intensive gjatë natës nuk arritën të sigurojnë ditën e tetë të armëpushimit.

Të paktën gjashtë palestinezë u vranë sot në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafa në pjesën jugore të Gazës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, të menaxhuar nga Hamasi, Ashraf al-Kudra. Në një vend tjetër, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës, tha Fadel Naim, mjek në spitalin Al-Ahli, pasi luftimet vazhduan menjëherë pasi skadoi armëpushimi shtatëditor midis Izraelit dhe Hamasit. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR