• e premte, 22 nëntor 2024

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit pas përmbytjeve shkatërruese në Afganistan

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit pas përmbytjeve shkatërruese në Afganistan

Islamabad, 13 maj 2024 (MIA) - Vazhdojnë përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e personave të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën veriun e Afganistanit të premten, deklaruan sot përfaqësues të autoriteteve lokale për DPA.

Disa zona fillimisht ishin të vështira për t'iu qasur për shkak të rrugëve të shkatërruara.

Agjencitë e KB-së dhe Ministria afgane e refugjatëve njoftuan se të paktën 315 persona e kanë humbur jetën. Zyra e KB-së për koordinim të çështjes humanitare (OCHA) njoftoi se pothuajse 9.000 shtëpi ishin dëmtuar ose shkatërruar. 

Ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat janë në rritje në Afganistan. Ekspertët fajësojnë krizën klimatike për këtë.

Pas disa dekadash luftë dhe konflikt, vendi është i përgatitur keq për t'u marrë me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Vendi është ende duke u rikuperuar nga tërmetet e shumta në fillim të këtij viti dhe përmbytjet e mëdha në mars. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR