• e martë, 24 dhjetor 2024

Vazhdoi gjykimi për rastin "Softuerët"

Vazhdoi gjykimi për rastin

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Me shfaqjen e dëshmive materiale nga mbrojtja, në Gjykatën themelore penale - Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin "Softuerët" në të cilin i akuzuar i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim i kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe firnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski është i akuzuar për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat ndëshkuese", ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR