• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdoi debati për shkarkimin e zëvendësministrave

Vazhdoi debati për shkarkimin e zëvendësministrave

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Deputetët sot pasdite e vazhduan mbledhjen e 104-t me debatin për shkarkimin e zëvendësministrave të Mbrojtjes, të Bujqësisë dhe të Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu.

Debati filloi mbrëmë vonë me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi qeveritar nuk është i motivuar polititikisht, por është për të ardhmen evropiane të shtetit. 

Sipas deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE, ky rikontsruim po bëhet për të mbrojtur zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Sipas tyre, kjo qeveri ka konfirmuar se nuk ka rezultate dhe kapacitet për ndryshime që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ata theksuan se nuk dëgjuan asnjë fjalë në ekspozenë e kryeministrit se pse disa shkarkohen e të tjerë emërohen.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski tha se nëse shkarkimi i zëvendësministrave nuk është për arsye politike, atëherë qytetarët meritojnë të dinë nëse njerëzit të cilët 13 muaj ishin zëvendësministra kanë punuar mirë ose jo.

Sipas deputetit të Partisë Socialiste të Maqedonisë, Stojan Millanov, kjo qeveri ka konfirmuar se nuk ka rezultate, e as kapacitet për ndryshim me çka do të përmirësohet jeta e qytetarëve.

Në vazhdimin e mbrëmshëm të mbledhjes së 104-t u zgjodhën katër minisra të rinj në Qeveri - Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR