• e diel, 22 dhjetor 2024

Vazhdoi debati për ndryshimet në Ligjin për TVSH-në

Vazhdoi debati për ndryshimet në Ligjin për TVSH-në

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Në Kuvend sot në kuadër të mbledhjes së 120-të vazhdoi debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH-në.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare e akuzuan qeverinë se me këto ndryshime do të rritet çmimi i mbi 4.000 produkteve ushqimore që do të ndikojë edhe më shumë në shportën e konsumatorit, e cila për muajin gusht ishte llogaritur të kushtojë 50.000 denarë për një familje. Deputeti Bojan Stojanovski theksoi se kësti i kredisë nuk është llogaritur në këtë shumë, sepse shumica e familjeve në vend kanë kredi, ndërsa nevojat shëndetësore thuhet se kushtojnë vetëm 800 denarë, gjë që nuk është kështu.

Stojanovski, por më vonë edhe një pjesë e kolegëve të tij të cilët debatuan tha se Qeveria nuk ka ofruar masa të reja për mbrojtje të qytetarëve nga goditjet e reja të çmimeve, siç e kanë bërë këtë Serbia dhe vende të tjera. 

Me ndryshimet do të rriten një varg produktesh për shkak të rritjes së TVSH-së prej 5 në 13 për qind për çka siç thanë opozita, nuk kanë publikuar listë. 

Zhaklina Llazarevska nga LSDM tha se listë ka dhe për shkak të krizës kthehet TVSH-ja por jo për të gjitha produktet. 

"Ajo listë ekziston, vetëm se VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta shohë. Shteti ecën përpara, vetëm i mungoni edhe ju që të ecë përpara", tha Llazerevska në replikë. 

Deputetët e opozitës përsëritën një varg skandalesh, siç thanë të pushtetit, theksuan se më shumë 400.000 familje në vend janë të varfër, dhe për shkak të kësaj duhet të organizohen zgjedhje. 

Debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH-në do të vazhdojë pasdite. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR