• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdohet paraburgimi për pesë të dyshuarit në rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Vazhdohet paraburgimi për pesë të dyshuarit në rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës penale në Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë themelore publike Shkup, ka vazhduar masën e paraburgimit për 30 ditë të tjera për pesë të dyshuarit në rastin e vrasjes së dyfishtë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarin Pançe Zhezhovski.

"Propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit pranohet edhe për V.M., V.K., B.V., për të cilët egziston dyshim i bazuar për dy veprat penale, Vrasje dhe Rrëmbim, si dhe për A.Gj. i dyshuar për veprën penale Rrëmbim, të gjithë të lidhur me vrasjen e vajzës së mitur nga Shkupi - V.Gj. dhe P.Zh nga Velesi. Të gjithë atyre u është vazhduar paraburgimi për 30 ditë", thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale Shkup.

Во Основниот кривичен суд во Скопје вечерва беа спроведени четворицата осомничени за убиството на Вања Ѓорчевска, каде судија на претходна постапка ќе треба да одлучи по предлогот на обвините

Njëkohësisht propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë dhe për S.D. i dyshuar për ndihmën e autorit në kryerjen e veprës penale nga neni. 365 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 nga KP, ndërsa lidhur me arratisjen e të dyshuarit të parë, i cili ndodhet në një burg afatshkurtër ekstradimi në Republikën e Turqisë.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese para Gjykatës së Apelit në Shkup.

I dyshuari I parë për vrasjen e dyfishtë Ljupço Palevski u arrestua në Turqi, pasi që paraprakisht ndaj tij u lëshua fletëarrest ndërkombëtar. Më 29 dhjetor të vitit të kaluar atij iu përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë në burgun Beliksir të Turqisë.

 - Љупчо Палевски род.12.12.1964 год. во Скопје се бара со меѓународна потерница за истрага за кривични дела „грабнување

"Në shkresë nga Prokuroria republikane publike Belikesirit – Turqi, njoftojnë se personi Ljupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër për veprën penale “vrasje me qëllim të fëmijës”, në pajtim me Ligjin 6706 neni 14, për të siguruar ekstradimin e personit në shtetin e caktuar (RMV), sipas nenit 16 të Konventës evropiane për ekstradimin e kriminelëve, ai është dënuar me burgim të përkohshëm për 40 ditë", pohojnë nga Ministrisa e Drejtësisë.

Procedura për ekstradimin e Palevskit, siç njoftuan nga MD nga mesi i muajit, do të zgjas disa muaj.

Hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes filloi në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, për bashkëveprim ngarkohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup. Në paraburgim ndodhet edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin, duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, siç thanë autoritetet në atë kohë, dhe Stefan Dimkovski, shoferi që e dërgoi nga Serbia në Turqi të dyshuarin e parë Palevski.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR