• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdimi i katër seancave kuvendore

Vazhdimi i katër seancave kuvendore

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e katër seancave të 50-të, 79-të, 86-të dhe 71-të.

Nga rendi i ditës i seancës së 50-të nuk është shqyrtuar vetëm një pikë - Propozim-ligji për procedurën gjyqësore në lexim të parë, ndërsa nga seanca e 86-të kanë mbetur dy pika, Propozim plani hapësinor i Parkut Kombëtar Pelister 2016-2020 dhe Propozim-ligji për ndryshime të ligjit për disiplinë financiare, në lexim të parë.

Në seancën e 79-të duhet të diskutohet për tre propozim-ligje për ratifikimin e kontratave dhe marrëveshjeve, për Propozim-ligjin për garantimin e detyrimeve të  RMV-së  sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit të mbështetjes së likuiditetit të SHA EMV Shkup në kushte të krizës energjetike, e cila do të lidhet ndërmjet BERZH dhe SHA EMV me procedurë të shkurtuar, Propozim kodeksi për ndërprerjen e vlerës së Kodeksit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektim arsimor, në lexim të parë.

Në vazhdimin e seancës së 71-të është Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për vitin 2021, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike për vitin 2021, ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, Informacioni për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR