• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdime të katër seancave në Kuvend

Vazhdime të katër seancave në Kuvend

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot janë caktuar vazhdimet e seancës së 103-të, 111-të, 115-të dhe 117-të.

Siç është publikuar në ueb faqen e Dhomës ligjdhënëse, në kuadër të seancës së 103-të në mesin e pikave të cilat duhet të shqyrtohen janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, projektligji për tatimin e solidaritetit si edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë si edhe ndryshimet e Ligjit për punësimin e personave me aftësi ndryshme dhe ndryshimet e Ligjit për Sigurim Kapital Financiar Pensional vullnetar, të dy me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të seancës së 111-të në mesin e pikave të ngelura për shqyrtim janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për paraqitjen dhe evidentimin e detyrimeve, me procedurë të shkurtuar si edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në ushqim në lexim të parë. Në këtë seancë në rend dite janë edhe Raporti vjetor për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe Raporit vjetor i Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik për vitin 2021.

Sipas rendit të ditës, në seancën e 115-të, pjesa më e madhe e pikave duhet të shqyrtohen në mesin e tyre edhe raportet vjetore të më shumë institucioneve si Raporti vjetor për punën e KSHPK për vitin 2022, Raporti vjetor për punën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2022, Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Raporti vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2022, Raporti për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio-Audiovizuale për vitin 2022 dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2022.

Projektligji për përdorimin e gjuhës maqedonase në lexim të parë, Projektligji për plotësimin e Ligjit për rrugë publike, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verën, të gjitha ligjet me procedurë të shkurtuar, janë pjesë e rendit të ditës së seancës së 117-të.

QËNDRONI TË LIDHUR