• e diel, 04 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vazhdim i seancave plenare 41 dhe 43

Vazhdim i seancave plenare 41 dhe 43

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Kuvendi sot do t'i vazhdojë seancat e 41-të dhe 43-të.

Në rend dite të seancës së 41-të kanë mbetur ratifikimet e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera të kryera në aeroplane, të Protokolloit për plotësimin e Konventës për shkatërrimin e vjedhjes joligjore të aeroplanëve, të Konventës për parandalimin e akteve të paligjshme të ndërlidhura me Aviacionin Civil Ndërkombëtar, Protokolli opsional i Konventës për të drejtat e fëmijës mbi një procedurë ankesash dhe amendamenti të Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt të vitit 2001 dhe Amendamenti i dytë i Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor të vitit 2004. Deputetët duhet të votojnë gjithashtu për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin vullnetar të pensioneve plotësisht të financuara, në lexim të parë dhe për Projektligjin për përjashtimin nga taksat me qëllim zbatimin e vendimit për të lidhur një aneks të marrëveshjes së koncesionit për të ndryshuar qëllimin e një pjese të fondeve, duke ndjekur një procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 43-të në rend dite janë Propozimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional Plotësisht të Financuar, ndryshime në Ligjin për tokën ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, ndryshime në ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për sigurimin social për të moshuarit, për organizatat invalidore, për të drejtat e invalidëve ushtarakë, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të ushtarëve të rënë, për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të ushtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit, si dhe pjesëtarëve të ushtrive të huaja nga luftërat e mëparshme në territorin e Republikës së Maqedonisë, për sigurinë materiale të pjesëmarrësve në Luftën nacionalçlirimtare, për të drejtat e personave të persekutuar dhe të burgosur për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për të drejtat e bartësve të Memorialit Partizan 1941, të personave të dekoruar me Urdhrin e heroit të popullit dhe të luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Revolucionare spanjolle nga viti 1936 deri në vitin 1939, të gjitha në lexim të parë.

Në kuadër të seancës së 43-të deputetët duhet të shqyrtojnë dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të jastme dhe të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të dyja në lexim të parë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR