• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vatcke do të largohet nga funksioni drejtor ekzekutiv i Borusia Dortmundit

Vatcke do të largohet  nga funksioni drejtor ekzekutiv i Borusia Dortmundit

 Dortmund, 8 janar 2024 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Vatcke nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me klubin dhe do të largohet nga ekipi në vitin 2025, raporton "Sky Sport".

"Nuk do të nënshkruaj një marrëveshje të re. Do të tërhiqem nga funksioni i drejtorit vjeshtën e ardhshme", tha Vatcke.

 Funksionari gjashtëdhjetë e katër vjeçar punon si drejtor ekzekutiv i Borusias që nga viti 2005 së bashku me kryetarin e bordit Rajnhard Raubal dhe drejtorin e financave Tomas Tres.

 Në epokën Vatckes, Borusia dy herë fitoi Bundesligën, tri herë fitoi Kupën e Gjermanisë dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR