Vasev: Medikamentet në rezervë janë marrë që të mos ndërpritet terapia e pacientëve
- Ish-drejtori i Klinikës për onkologji, Nikolla Vasev sot para anëtarëve të Komisionit kuvendor anketues tha se janë marrë medikamente rezervë me qëllim që të mos u ndërpritet terapia pacientëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:21, 30 tetor, 2023
Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Ish-drejtori i Klinikës për onkologji, Nikolla Vasev sot para anëtarëve të Komisionit kuvendor anketues tha se janë marrë medikamente rezervë me qëllim që të mos u ndërpritet terapia pacientëve.
"Dedikimi kryesor i rezervës ishte të mos ndërpritet terapia bilogjike të cilën kishin filluar ta merrnin pacientët. Do të thotë procedura e tenderit për ato medikamente tashmë kishte filluar, nuk është marrë rezervë pa procedurë. Procedura kishte filluar, dy tre muaj më vonë. Ne nuk guxonim ta rrezikonim jetën e pacientëve të cilët tashmë kishin filluar të pranojnë terapi. Ato medikamente do të thonin jetë për ta... Këtu nuk shkilet betimi i Hipokratit së bashku me betimin për përgjegjësi juridike të Institutit. Ne kemi marrë qindra karrike dhe material ndërtimor, kemi marrë medikamente nga një ndërmarrje", theksoi Vasev.
Vasev, i cili ishte drejtor në këtë Klinikë prej 21 qershorit 2017 deri më 2 nëntor të vitit të kaluar, tha se asnjëherë nuk kishte për qëllikm të krijojë kaos dhe se funksionin drejtor e ka pranuar pas insistimit të gjatë nga ministri i Shëndetësisë.
I pyetur nëse në kohën e tij ka pasur informata për mjekim me tretje fiziologjike dhe informata për shitje të mundshme të terapive dhe medikamenteve, Vasev tha se atë që e kanë pasur si informatë, e kanë paraqitur.
I pyetur për atë se cilat ishin dy rastet e paraqitura, Vasev sqaroi se njërin e kishte paraqitur vetë, ndërsa tjetrin së bashku me ministrin ekonomik.
I pyetur për kolegjiumin profesional, ai u përgjigj se tashmë 10 vite në institucion ai nuk mbahet.
Ai foli edhe rreth çkyçjes së sistemit KATO. Sipas tij, ideja për blerje nuk ishte e keqe, por, sistemi mu prej fillimit ka treguar shenja dobësie.
Në pyetjen nëse ndjen përgjegjësi morale për atë se çka ka nodhur në Onkologji derisa ishte drejtor mjekësor, Vasev tha se nuk ndjen përgjegjësi morale.
Vendimi për formim të Komisionit anketues ishte sjellë më 20 shtator, pasi që pas thënieve në opinion për keqpërdorim të medikamenteve në këtë Klinikë, Prokuroria publike hapi procedurë parahetimore. Thëniet për keqpërdorim të medikamenteve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash. ab/
Foto: Printskrin/ Jutjub