Varrimi i viktimave nga zjarri do të bëhet nesër në Shtip, Koçan, Obleshevë dhe Shkup
- Varrimi i viktimave nga zjarri në Koçan do të bëhet nesër. Ceremonitë e varrimit do të jenë në ora 11 në Shtip, në orën 12 në Koçan dhe në orën 13 në Obleshevë. Viktimat tjera do të varrosen gjatë ditës së nesërme në periudha të ndryshme.
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 19 mars, 2025
Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Varrimi i viktimave nga zjarri në Koçan do të bëhet nesër. Ceremonitë e varrimit do të jenë në ora 11 në Shtip, në orën 12 në Koçan dhe në orën 13 në Obleshevë. Viktimat tjera do të varrosen gjatë ditës së nesërme në periudha të ndryshme.
"Priftërinjtë nga kishat lokale do të kontaktojnë të gjitha familjet e viktimave për detaje rreth varrimit", informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.
Prej aty i lusin të gjithë qytetarët për sjellje korrekte dhe përcjelljen me dinjitet të viktimave të tragjedisë në Koçan.
Në zjarrin që shpërtheu herët mëngjesin e së dielës humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s