• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji: Plani i rritjes po realizohet, do të bisedojmë për prioritete si SEPA

Varheji: Plani i rritjes po realizohet, do të bisedojmë për prioritete si SEPA

Kotor, 16 maj 2024 (MIA) - Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tashmë po realizohet, ndërsa në Samit do të bisedojmë se si t'i zbatojmë të gjitha prioritetet e rajonit për këtë vit, deklaroi sot komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji para hapjes së Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Kotor.

Sipas tij, në kuadër të prioriteteve të përmendura, më e rëndësishme është SEPA (Single Euro Payment Area) gjegjësisht sferë e pagesave të përbashkëta në euro. Ai deklaroi se të gjithë qytetarët dhe biznesmenët e rajonit nga dita e parë e vitit të ardhshëm do të kenë përfitime nga ky plan.

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mbahet nën slloganin "Një rajon, vizion i përbashkët" në Kotor, ndërsa marrin pjesë liderët e rajonit, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR