• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji: Komisioni evropian i ardhshëm do të jetë Komision për zgjerim, BE-ja së shpejti do të ketë anëtare të reja

Varheji: Komisioni evropian i ardhshëm do të jetë Komision për zgjerim, BE-ja së shpejti do të ketë anëtare të reja

Bruksel, 16 prill 2024 (MIA) - Zgjerimi i BE-së kontribuon për paqe afatgjate, stabilitet, siguri dhe prosperitet dhe prandaj Evropa shumë më seriozisht ta juptojë këtë proces se sa që ishte rasti në mandatin e kaluar, deklaroi sot eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji në fjalimin në Konferencën "Drejt së ardhmes së përbashkët" në organizim të Samitit demokratik të Evropës Juglindore (SEEDEM) në Bruksel.

"Peisazhi gjeopolitik dhe gjeostrategik në Evropë dhe rreth Evropës dukshëm ndryshoi në dy vitet e fundit dhe për fat të keq duket sikur këto ndryshime ende nuk kanë prëfunduar. Por, nga ky ndryshim ka një opsion pozitiv, e ai është që zgjerimi u bë një nga prioritetet kryesore deri më tani, jo vetëm në BE, por edhe rreth BE-së", theksoi Varheji.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Varheji përkujtoi se vendeve nga Ballkani Perëndimor "tashmë 21 vite u është premtuar inkuadrimi në BE" dhe shumë mund të diskutohet përse procesi zgjati aq shumë, por tani është e qartë se zgjerimi me rajonin dhe me partnerët lindorë është një nga tre prioritetet nga mandati i ardhshëm i institucioneve evropiane.

Sipas Varhejit, BE-ja qartë i porositi vendet e Ballkanit Perëndimor se punon akoma më shumë që të përgatitet për t'i pritur si anëtare të reja, por ai është proces i përmbushjes së kritereve dhe transformimit.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për zgjerimin Brukseli dëshiron të flasim për çështje institucionale - kapituj, prëcaktime, hapjen dhe mbylljen e tyre... që ngjan sikur të jeni në autostradë dhe të dëshironi t'i lexoni të gjitha shenjat.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbahet Mekanizmi për mbështetje financiare të Planit, si dhe agjendat reformuese të secilit vend nga Ballkani Perëndimor. Me Planin, sipas tij, do të ndihmohet të përshpejtohen reformat dhe do të krijohet mundësi qytetarët dhe bizneset në këto vende t'i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi, që para integrimit të plotë.

Ai potencoi se në suaza të këtij Plani për rritje dhe së bashku me mjetet nga Plani ekonomik dhe investues dhe mbështetja nga fondet IPA, vendet nga rajoni do të marrin nivel dukshëm më të madh deri në vitin 2027.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR