• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji: GAK dërgoi porosi të qartë për përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit

Varheji: GAK dërgoi porosi të qartë për përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit

Bruksel, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Konkludimet e miratuara nga ana e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) për zgjerimin janë fundamentale për përparimin e politikës së zgjerimit dhe me tp konstatohet përparimi i 10 kandidateve për anëtarësim dhe dërgohet porosi e qartë për përkushtim të zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perënidmor, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, deklaroi eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji pas mbledhjes së sotme të GAK-së.

"Ky është vit i momentumit të politikës së zgjerimit të BE-së dhe më vjen mirë që jo vetëm që arritëm t'i japim propozime Këshillit, por sollëm edhe vendime", tha Varheji.

Sipas tij, vendimin e fundit rreth zgjerimit do ta sjellin liderët e Unionit në Samit, të enjten dhe të premten.

"Do të shohim çfarë vendimi strategjik do të sjellin liderët e Këshillit këtë javë dhe shpresojmë se do të dakordohen për porosi të qartë dhe do ta konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës së qartë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në bazë të rekomandimeve të Komisionit", shtoi Varheji.

North Macedonia will continue the negotiating process with the European Union once the constitutional amendments are adopted, as stipulated in the Negotiating Framework and in line with the E

Ai potencoi se këto konkludime do të jenë bazë për diskutim në Smaitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, sepse ato nuk janë vetëm për inkuadrim drejt Unionit, por janë edhe reflektim i propozimit të ri politik të Brukselit për përshçejtim të procesit inkuadrues -Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor.

"Shpresoj se Samiti i nesërm nuk do ta konfirmojë vetëm dobinë e këtij propozimi, por do të ketë instant vendime nga ana e vendeve anëtare dhe partnerëve nga Ballkani Perënidmor", shtoi Varheji.

Sekretari shtetëror spanjoll për BE, Paskval Ignasio Navaro Rios, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me Unionin, theksoi se Këshilli për punë të përjgithshme miratoi konkludime për zgjerimin pas një debati të gjatë dhe në to është shprehur mbështetja për këtë proces, i cili është vlerësuar si i rëndësishëm për të ardhmen e Evropës.

Navaro Rios shtoi se Këshilli për punë të përjgithshme e ka shqyrtuar edhe evaluimin e dialogut të vet vjetor për sundim të së drejtës, por nuk arriti konsensus rreth projekt-konkludimeve për këtë çështje, të cilat u mbështetën nga 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Në kushte të tilla, sipas Navaro Rios, kryesimi spanjoll me BE-në ka vendosur që në Këshillin e BE-së ta propozojë propozim-versionin e vet për konkludimet.

Konkludimet e konsolidojnë qasjen ekzistuese ndaj dialogut vjetor të Këshillit për sundim të së drejtës si vegël e rëndësishme preventive për sundim të së drejtës në BE. Dialogu, sipas vlerësimit të Këshillit të BE-së, ka mundësuar këmbim të hapur të komenteve dhe praktikave më të mira në bazë të raportit vjetor të Komisionit për sundim të së drejtës, njëkohësisht duke siguruar objektivitet, jodiskriminim dhe trajtim të barabartë të të gjitha vendeve-anëtare.

Navaro Rios shtoi se në mbledhje është diskutuar edhe për propozimin e Spanjës për ndryshim të Rregullativës 1/1958 të BE-së me çka gjuha katalanase, baske dhe gale do të njiheshin si gjuhë zyrtare në Union, për çka sipas tij është arritur përparim i dukshëm dhe i mbetet kryesueses së ardhshme me bllokun - Belgjikës, të vazhdojë me këtë proces.

Ai shtoi edhe se edhe nënkryetari ekzekutiv i Komisionit evropian për Marrëveshje të gjelbër evropiane, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe parashikim Marosh Shefçoviç në mbledhje i ka informuar anëtarët e GAK-së se janë harmonizuar tekstet e marrëvehsjeve për asociim të BE-së me Andorën dhe San Marinon.

Shefçoviç, nga ana e tij, në konferencë për shtyp theksoi se edhe marrëvehsjet për asociim do të sigurojnë pjesëmarrje të Andorës dhe San Marinos në tregun e brendshëm të BE-së dhe bashkëpunim në sfera të tjera të politikës në nivel të cilin e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Sipas tij, këto marrëveshje i mundësojnë BE-së të zhvillojë marrëdhënie të posaçme me këto dy vende fqinje, ndërsa atyre u ofron mundësi për ndërtim të lidhjeve më të afërta me Unionin. ab/

Foto. ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR