Vardari në Veles vërshohet në kej, ndërsa në Parkun e qytetit përmbyten pemët pranë bregut
- Vardari sot në Veles i përmbyti të dy anët e kejit, ndërsa nën ujë janë pemët pranë lumit në Parkun e qytetit.
- Post By Sara Ademi
- 16:30, 2 prill, 2025

Veles, 2 prill 2025 (MIA) - Vardari sot në Veles i përmbyti të dy anët e kejit, ndërsa nën ujë janë pemët pranë lumit në Parkun e qytetit.
Për rrezikun e vërshimit të Vardarit, siç tha drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, tashmë ka alarm në komunën e Velesit dhe është kërkuar menjëherë të dalin në terren dhe të kryejnë shënimin e duhur dhe të dukshëm të rrezikut.
Siç sqaroi Angelov, pasi bëhet fjalë për rrjedhë të lumit në një mjedis urban, kompetenca dhe obligimi rreth shtratit të lumit i takon Komunës së Velesit.
Ndryshe në parkun e qytetit në Veles, krahasuar me ditën e djeshme, Vardari është rritur në mënyrë drastike, konfirmuan për MIA-n kajakerët e Velesit, të cilët edhe sot me përshpejtim përgatiten për Kampionatin e ardhshëm evropian.
Kajakeri Bllagojçe Guginov për MIA-n tha se krahasuar me ditën e djeshme Vardari në Parkun e qytetit në Veles është ngritur për rreth një metër, është e dukshme se janë përmbytur pemët në breg, ndërsa edhe lumi sot është shumë më i shpejtë se dje.
Ndryshe dje Vardari në Veles te Ura e Vjetër sipas matjeve të DPHM-së ishte 160 centimetra, ndërsa në mëngjes është 170 cm. Krahasuar me javën e kaluar kur Vardari në Veles ishte 86 centimetra, dje dhe sot niveli i lumit është dyfishuar edhe më shumë. Si konfirmim se Vardari është rritur në mënyrë drastike krahasuar me dje, flasin vetë të dhënat nga DPHM: dje në Demir Kapi, Vardari ishte 191, ndërsa sot 249 centimetra. sa/
Foto: MIA