• e premte, 05 korrik 2024

Varadkar: Sulmet izraelite në Gaza ngjasojnë më shumë si hakmarrje

Varadkar: Sulmet izraelite në Gaza ngjasojnë më shumë si hakmarrje

Dublin, 3 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri irlandez Leo Varadkar për herë të dytë e ka kritikuar operacionin e Izraelit në Gaza, duke theksuar se ato më shumë ngjasojnë si hakmarrje.

"Besoj fortë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ka të drejtë të sulmoj Hamasin. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë vetëm me vetëmbrojtjen. Kjo po duket gjithnjë e më shumë si hakmarrje", tha Varadkar sot për radion shtetërore RTE, raporton Gardiani.

Kryeministri irlandez tashmë ka deklaruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk ka të drejtë të bëjë keq.

Në fillim të bombardimeve në Gaza ai tha se reagimi ishte i ngjashëm me dënimin kolektiv. rq/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR