• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Varadkar për gjykimin e Izraelit në GJND : Irlanda që nga filllimi ka bërë presion për armëpushim

Varadkar për gjykimin e Izraelit në GJND : Irlanda që nga filllimi ka bërë presion për armëpushim

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Irlanda që nga fillimi ka bërë presion për armëpushim në Gazë dhe se po përdorin ndikimin e tyre në nivel ndërkombëtar dhe se janë ende në atë pozitë, por tregoi se duhet të kenë kujdes në përdorimin e termit gjenocid.

Ai e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë qëndrimit e tij në lidhje me mbrojtjen e Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku dje filloi seanca për rastin në të cilin Afrika Jugore akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gazë, ndërsa sot Izraeli vlerësoi se Gjykata nuk ka bazë të kërkojë armëpushim. Varadkar u pyet gjithashtu nëse qeveria irlandeze do të pendohej që nuk iu bashkua çështjes.

"Irlanda po bën presion për një armëpushim midis Hamasit dhe forcave izraelite, ne kemi bërë presion për të që nga fillimi i konfliktit dhe ne po përdorim ndikimin tonë në Kombet e Bashkuara, SHBA dhe BE. Ne jemi ende në pozicionin se duhet të ketë një armëpushim, por duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e termit gjenocid dhe akuzës për gjenocid, ne e dimë se popullsia hebreje e Evropës ishte subjekt i gjenocidit dhe kishte një plan për të vrarë. të gjithë, dhe nuk dua që askush të mos dyshojë se ishte gjenocid", tha kryeministri irlandez Varadkar. 

Ai i përmendi edhe sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar dhe se ishin vrarë shumë njerëz, ashtu ië tha, "sepse ata ishin hebrenj ose sepse ata janë në Izrael" dhe se Hamasi flet për shkatërrimin e Izraelit dhe tha se kjo tregon gjuhën e gjonocidi, duke vënë në dukje se ky konflikt ka shumë anë.

Shtoi se Gjykatës do t'i duhen shumë vite për të nxjerrë një vendim në atë kahje, por mund të jetë edhe për parandalimin e gjenocidit.

"Në atë situatë do të duhet të luajmë një rol dhe të sigurohemi që kjo të ndodhë. Nuk ka asnjë mekanizëm me të cilin mund të zbatohet, por mendoj se mund të ushtrohet presion në Kombet e Bashkuara për ta zgjidhur këtë", theksoi kryeministri i Irlandës. rq/ab/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR