• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vandelt: Kompani gjermane të interesuara për tregun e Maqedonisë së Veriut

Vandelt: Kompani gjermane të interesuara për tregun e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Në javët e kaluara morëm numër të madh të pyetjeve nga kompani gjermane të cilat janë të interesuara për tregun e Maqedonisë së Veriut, si treg në të cilin mund të investohet, edhe për këmbim të mëtutjeshëm tregtar, paralajmëroi Antje Vandelt, drejtoresha e re e Odës ekonomike gjermane në vend (AHK).

"Në vitin 2020 investimi gjerman në Ohër - 'Kostal' e dyfishoi investimin dhe numrin e të punësuarve dhe punësoi 600 persona të rinj. I njejtë është rasti edhe me 'ODV Elektrik' i cili gjithashtu ndodhet në Ohër dhe e dyfishoi investimin e vet. Fabrika 'Kiel Maqedoni' në Zhelinë, Tetovë të cilat prodhojnë ulëse për autobusë dhe për trena do të ndërtojnë fabrikë të re dhe do ta dyfishojnë prodhimin. Për momentin investimi më i madh në vend 'Gereshajmer' e locuar në afërsi të Shkupit me 180 vende të punës dhe investim në vlerë prej 126 milionë eurove e cila nuk prodhon pjesë për industrinë automobilistike për dallim nga numri më i madh i investuesve të tjerë, por vegla ndihmëse mjekësore", deklaroi Vandelt pas takimit të sotëm me gazetarët.

Theksoi se javën e kaluar ishte në Tetovë ku, siç tha, u prezantua investimi i ri gjerman i një familjeje nga vendi e cila ka punuar në Gjermani, kuka të hapur biznes.

"Tani kompania e tyre gjermane e hapi investimin 'Multi park Izairi' në Tetovë e cila do të prodhojë kabllo nga bakri, ndërsa në të ardhmen edhe gypa nga bakri", tha Vandelt.

E pyetur se si recesioni teknik në Gjermani në tremujorin e fundit mund të ndikojë në ekonominë e vendit dhe të vendeve të rajonit ku ka investime të shumta gjermane, tha se është vështirë të parashihet gjendja ekonomike.

"Është komplekse të jepet parashikimi për gjendjen ekonomike, por atë që mund ta vërej dhe konkludoj është se si Odë gjermane në Maqedoni të Veriut në javët e kaluara morëm numër të madh pyetjesh nga kompani gjermane të cilat janë të interesuara edhe për tregun e Maqedonisë së Veriut si treg në të cilin mund të investohet edhe për këmbim të mëtutjeshëm tregtar", theksoi Vandelt.

Theksoi se ka rritje të konsiderueshme të këmbimit ekonomik mes dy vendeve dhe shtoi se në vitin 2020 këmbimi tregtar ishte 3,9 miliarëd euro, ndërsa në vitin 2022 ka arritur deri në pothuajse pesë miliardë euro, më saktësisht 4,8 miliardë euro.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR