Vandalizohet kopshti i ri në Butel 1
- Është vandalizuar kopshti i ri në Butel 1, që do të hapet në shtator të këtij viti, njoftojnë nga Komuna e Butelit.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:52, 11 prill, 2025

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Është vandalizuar kopshti i ri në Butel 1, që do të hapet në shtator të këtij viti, njoftojnë nga Komuna e Butelit.
Nga atje njoftojnë se MPB-ja ka persona të dyshimtë dhe së shpejti pritet një aksion i shpejtë, përgjegjësi dhe kallëzime penale në përputhje me ligjin.
"Janë bërë dëme të mëdha në kopshtin e ri. Kryetari i Komunës, Darko Kostovski ashpër i dënon të gjitha aktet e dhunës dhe vandalizmit. Skena të turpshme të kopshtit të vandalizuar të fëmijëve janë të papranueshme. Kryetari apelon deri te të gjithë qytetarët të mos e dëmtojnë, por ta ruajnë atë që është ndërtuar me mund me para të përbashkëta të qytetarëve dhe shpreson se kjo dhunë të mos jet politke", njoftoi shërbimi komunal për shtyp.
Komuna Butel, thuhet në njoftim, përjeton një periudhë rilindjeje dhe po ndërtohet si kurrë më parë. Në Butel po ndërtohen dy kopshte, me të cilat do të zgjidhen problemet për shqetësimin e fëmijëve dhe do të realizohen kërkesa të shumta të qytetarëve. qa/
Foto: Komuna Butel