• e hënë, 23 dhjetor 2024

Valensa: Polonia po të mos ishte në NATO tani do të ishim në luftë me Rusinë

Valensa: Polonia po të mos ishte në NATO tani do të ishim në luftë me Rusinë

Varshavë, 12 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti polak Leh Valensa theksoi se Polonia sot do të ishte në luftë me Rusinë nëse nuk do të ishte anëtarësuar në NATO.

"Definitivisht do të kishte luftë midis Rusisë dhe Polonisë. Kjo është e qartë. Vetëm nuk e di si do të reagonte Ukraina, deklaroi Valensa në intervistën për agjensinë PAP me rastin e 25 vjetoit të pranimit të Polonisë në NATO.

Duke foluar për idenë e hyrjes së Polonisë në NATO, ndërsa më pas edhe për negociatat e anëtarësimit, ai deklaroi se kishte vështirësi të mëdha dhe se "Bashkimi Sovjetik nuk donte të na lejonte të hynim dhe Përdëndimi nuk donte të na pranonte".

I pyetur se si Polonia dhe NATO duhet të merren me kërcënimet në kufirin lindor, ish-presidenti tha se është e nevojshme më pak forcë, ndërsa më shumë paqe.

"Ne kemi nevojë për një propagandë më të thjeshtë që do të bindë çdo rus se bëhet fjalë për të. Se ne po luftojmë që ata të jetojnë në paqe dhe qetësi - dhe atëherë edhe ne do të jetojmë në paqe dhe qetësi nëse ne dëgjojnë dhe ndryshojnë sistemin politik. Jo Stalini. Jo Putini, sistemi politik i cili mundësoi një banditizëm të tillë, përfundoi Valensa. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR