Valbon Limani uron nxënësit dhe prezanton investimet në arsim
- Me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi shkollën fillore "Liria" në fshatin Raven të Gostivarit dhe shkollën fillore "Bashkimi", ku ndau dhurata për nxënësit e klasës së parë dhe përcolli urime për një vit të mbarë shkollor, me theks të veçantë për gjeneratën e re.
- Post By Fami Bajrami
- 15:26, 1 shtator, 2025
Gostivar, 1 shtator 2025 (MIA)- Me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi shkollën fillore "Liria" në fshatin Raven të Gostivarit dhe shkollën fillore "Bashkimi", ku ndau dhurata për nxënësit e klasës së parë dhe përcolli urime për një vit të mbarë shkollor, me theks të veçantë për gjeneratën e re.
Limani po ashtu përmendi edhe investimet në shkolla, kurse projekti i paneleve fotovoltaike vazhdon në çdo shkollë në Gostivar me qëllim të uljes së shpenzimeve dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ndryshe, për Komunën e Gostivarit arsimi mbetet prioritet për arsye se investimi në arsim është investim në ardhmëri.