Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar
- Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani bashkë me qindra qytetarë, në qendër të qytetit përkujtuan 59 viktimat e tragjedisë që ndodhi në Koçan.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:17, 17 mars, 2025

17 mars 2025
Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani bashkë me qindra qytetarë, në qendër të qytetit përkujtuan 59 viktimat e tragjedisë që ndodhi në Koçan.
Kryetari Limani theksoi se ngjarja është për t'u solidarizuar dhe për të shprehur nderime.
"Sot jemi mbledhur të gjithë këtu, gostivarasit, së bashku unë me këshilltarët dhe me të gjithë qytetarët e tjerë, për të shprehur para së gjithash nderim, por edhe për t’u solidarizuar me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë ngjarje tragjike. Në të njëjtën kohë, duam t’u dërgojmë mesazhe të gjithë atyre që janë të prekur dhe po trajtohen në spitale, që të shërohen sa më shpejt dhe të shpresojmë që të mos ketë viktima të tjera nga ky rast i dhimbshëm. Në të ardhmen, urojmë të mblidhemi të gjithë të bashkuar vetëm për raste të bukura", u shpreh Limani.
Kujtojmë se pas shpalljes së 7 ditë zie nga Qeveri, sot edhe flamujt pranë Komunës së Gostivarit u ulën në gjysmë shtizë.
Komuna e Gostivarit
_________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.