• e enjte, 04 dhjetor 2025

Valë e të nxehtit në vend - të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit

Valë e të nxehtit në vend - të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Për shkak të motit të nxehtë dhe në pajtim me parashikimin më të ri nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nga Ministria e Shëndetësisë dhanë disa rekomandime për mbrojtje të popullatës nga temperaturat e larta, mes të cilave qëndrimi në ambiente të mbyllura, të freskuara, posaçërisht gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në orën 17:00, konsumimi i lëngjeve të mjaftueshme, evitimi i alkoolit dhe pijeve të ëmbla, mbajtja e veshjeve të lehta me ngjyra të hapura dhe përdorimi i mbrojtjes për kokë dhe sy.

Rekomandohet edhe evitimi i aktivitetit fizik në orët më të nxehta të ditës, përkushtimi i vëmendjes ndaj fëmijëve, personave të moshuar, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna, të shtyhen aktivitetet në ambiente të hapura në pjesën më të nxehtë të ditës dhe të sigurohen kushte mikroklimatike (hapësira të freskuara me temperaturë deri 25 gradë Celsius) në vendin e punës dhe në shtëpi, ndërkaq në rast të simptomave si marramendje, kokëdhimbje apo puls i përshçejtuar, menjëherë të kërkohet ndihma mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë informon se po e ndjekë me sukses gjendje në bazë ditore dhe do të veprojë në pajtimme vlerësimet dhe nevojat. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR