• e hënë, 23 dhjetor 2024

Valë e të nxehtit në Arabinë Saudite, në Mekë janë matur 51,8 gradë, rritet numri i rasteve të vdekjes

Valë e të nxehtit në Arabinë Saudite, në Mekë janë matur 51,8 gradë, rritet numri i rasteve të vdekjes

Mekë, 17 qershor 2024 (MIA) - Arabia Saudite sot paralajmëroi për temperatura të larta ekstreme në Mekë, ku janë konfirmuar më shumë se dhjetëra raste të vdekjes nga vala e të nxehtit gjatë haxhit, ndërsa temperaturat kalojnë 50 gradë Celsius.

Vetëm dje ka pasur më shumë se 2.700 raste me "lodhje për shkak të nxehtësisë", njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë. 

Temperaturat në Mekë sot, ku haxhinjtë e përfundojnë haxhin, duhet të arrijnë 49 gradë Celsius.

"Sot vendet e shenjta shënojnë temperatura më të larta nga fillimi i haxhit dhe mund të arrijnë deri 49 gradë. I këshillojmë mysafirët e Zotit që të mos dalin në diell", njoftoi Ministria, ndërsa transmeton televizioni shtetëror. 

Shërbimi meteorologjik saudit njoftoi në platformën "Iks" se temperatura në Mekë ka arritur 51,8 gradë.

Ministria jordaneze e Punëve të Jashtme njoftoi dje se për shkak të rrezeve të diellit të shkaktuar nga vala ekstreme e të nxehtit kanë ndërruar jetë 14 haxhinj jordanezë, ndërsa 17 konsiderohen si të zhdukur.

Teherani njoftoi se kanë ndërruar jetë pesë haxhinj iranianë, pa e prezizuar shkakun e vdekjes së tyre. Dakari njoftoi se kanë ndërruar jetë tre haxhinj nga Senegali.

Në Haxh këtë vit shkuan 1,8 milionë njerëz, prej të cilëve 1,6 milionë nga jashtë, njoftuan autoritetet saudite. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR