• e martë, 24 dhjetor 2024

Vaksinimi kundër gripit sezonal falas përmes "Termini im" dhe privatisht për 700 denarë

Vaksinimi kundër gripit sezonal falas përmes

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, qytetarët po vaksionohen edhe falas përmes "Termini im", mirëpo edhe privatisht, me pagesën e tyre.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik - Shkup, Besim Zeqiri në deklaratë për mediat tha se nga orët e mëngjesit ka pasur pacientë të cilët janë vaksionuar përmes "Termini im", si dhe grupe të caktuara, privatisht.

"Ne kemi vaksina në depo nga prodhimi 'Paster' nga Franca me çmim prej 700 denarëve, kemi dhe vaksina të siguruara përmes Ministrisë së Shëndetsisë, të cilat shkojnë përmes 'Termini im'. Vaksina private kemi 1.500 doza. Nga Ministria e Shëndetsisë, vakisim aplikojmë disa doza, aq sa ka termine në 'Termini im'", ka saqruar Zeqiri.

Nëse personi ka ftofje, temperaturë ose simptoma të ngjajshme, ai ka këshilluar që të shtyhet vaksinimi.

"Kjo është periudha më e mirë, fundi i tetorit - fillimi i nëntorit, fillojmë saktë me kohë. Në periudhën e dimrit pritet numër i madh i të sëmurëve, ne jemi saktë në kohë sepse duhet dy deri në katër javë javë që të reagojë vaksina, respektivisht të rritet imuniteti në mënyrë që të mbrohet trupi", shtoi Zeqiri.

Ai ka apeluar edhe deri te punonjësit shëndetësorë, mirëpo edhe qytatarët të tjerë, të gjithë të vaksionohen, sepse influenca, ose gripi, siç tha, paraqet një problem të madh për shëndetin publik edhe lidhur me morbiditetin edhe për nga mortaliteti, do të thotë edhe për nga numri i sëmundjeve, edhe sa i përket rezultateve të vdekjeve, veçanërisht në periudhën e dimrit. Mënyra më e mirë të t'u përballur me këto sfida, shtoi ai, është vaksinimi.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksanar Petliçkovski ka informuar se me vaksinimin kundër gripit sezonal, çdo gjë po shkon mirë.

"Po ndjekim rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të filluar vaksinimin në tetor. Do të ishte mirë të shohim një rritje të mbulimit këtë vit, gjë që do të na afronte me rekomandimin e OBSH-së për mbulim prej 75 për qind", tha Petliçkovski.

Këtë vit, siç shtoi ai, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi një vaksinë katërvalente të gripit diku rreth muajit shkurt dhe ajo është siguruar.

"Gjithsej janë 60.000 doza falas, plus disa të parashikuara për përdorim komercial. Aktualisht dominon gripi i tipit A", ka sqaruar Peliçkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai po ashtu tha se tani për tani ka jehonë të mirë, mbi 30 mijë persona kanë shprehur interesim për vaksinim. Por, Petliçkovski shpreson se me fillimin e sezonit të gripit, ky numër do të rritet. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR