• e premte, 05 dhjetor 2025

Vajc - deputetes bullgare: Duhet të informoheni dhe të mendoni pak për atë që po flisni

Vajc - deputetes bullgare: Duhet të informoheni dhe të mendoni pak për atë që po flisni

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Duhet të informoheni, pak të mendoni për atë që e flisni dhe t'i lexoni rregullat, u përgjigj raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropan, Tomas Vajc në konferencën e sotme për shtyp, ndaj vërejtjeve të gazetares bullgare se kredibiliteti i tij si raportues është sjellë në pikëpyetje për shkak të gjoja dyshimeve se është takuar me përfaqësues maqedonas dhe ka qenë lëndë lobimi.

Vajc theksoi se kundër tij po zhvillohet "fushatë masive e shpifjeve" e cila është absolutisht e pabazë dhe se ai plotësisht i ka ndjekur rregullat e Parlamentit evropian.

"E dini se patëm fushatë të madhe negative, e cila zgjati dhe ishte absolutisht e pabazuar. ky ishte raport i PE-së për Maqedoninë e Veriut. Si mund të jetë i papërshtatshme të flitet me palën maqeodnase kur unë shkruaj raport për Maqedoninë e Veriut. Ndoshta duhet pak të mendoni për atë që e flisni. Ju rekomandoj t'i lexoni rregullat, ndërsa unë udhëhiqem nga të gjitha rregullat e PE-së plotësisht, e madje dhe e teproj në atë", tha Vajc në konferencën për shtyp pas miratimit të raportit për vendin në Parlamentin evropian.

Ai edhe paraprakisht në deklaratë me shkrim, theksoi se si raportues i PE-së për vendin ka punuar në mënyr[ë të palodhshme për "raport mirë të balancuar dhe të paanshëm për përparimin demokratik të këtij vendi", por se "disa eurodeputetë bullgarë e shfrytëzuan raportin për qëllime vendore". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR