• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vafa: Dhjetëra civilë humbën jetën në sulmet e mbrëmshme ajrore izraelite në Gaza

Vafa: Dhjetëra civilë humbën jetën në sulmet e mbrëmshme ajrore izraelite në Gaza

Gaza, 27 tetor 2023 (MIA)- Dhjetëra civilë palestinez, mes të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën, kurse shumë tjerë janë lënduar në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, lajmëron agjencia palestineze Vafa.

Sipas raportuesit, aeroplanët izraelitë kanë kryer një seri sulmesh ajrore në zonat e banuara në Kan Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe në ato sulme vdiqën dhjetë civilë, prej të cilëve një gazetar, ndërsa disa të tjerë u lënduan. 

Caku i sulmeve ajrore izraelite ka qenë edhe xhamia në qytetin e Gazës ku edhe ka viktima, thekson Vafa.

Agjencia thekson se së paku katër civilë janë vrarë në sulmin ajror izraelit mbi një shtëpi në kampin e refugjatëve Kan Junis.

Sipas agjencisë, më shumë se 7.000 civilë vdiqën në Rripin e Gazës nga fillimi i konfliktit mes grupit militantë palestinez Hamas dhe Izraelit më 7 tetor, mes të cilëve rreth 3.000 fëmijë dhe 2.000 gra. Megjithatë, mbi 18.500 njerëz janë lënduar, ndërsa thuajse 2.000 veta të cilët llogaritën të zhdukur besohet se gjenden nën rrënojat përgjatë Rripit të Gazës. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR