• e premte, 05 dhjetor 2025

Vadeful: Nevojitet armëpushim para bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë

Vadeful: Nevojitet armëpushim para bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë

Londër, 12 maj 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë gjermane Johan Vadeful sot deklaroi se Rusia duhet të fillojë të respektojë armëpushimin përpara se të zhvillohen bisedimet e drejtpërdrejta të paqes midis Moskës dhe Kievit.

"Është thënë qartë se fillimisht duhet armëpushim. Ukraina është gati për këtë. Gjermania tani pret që Rusia të bie dakord për armëpushim, ndërsa pastaj të jetë gati për të negociuar", theksoi Vadeful i cili është për vizitë në Londër.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka propozuar që me 15 maj në Stamboll të mbahen negociata të nivelit të lartë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Por. Rusia nuk ka pranuar t'i përmbahet armëpushimit 30-ditor të propozuar dy ditë më parë nga fuqitë evropiane. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR