• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ursula Fon der Lajen është rizgjedhur për kryetare të Komisionit Evropian

Ursula Fon der Lajen është rizgjedhur për kryetare të Komisionit Evropian

Strasburg, 18 korrik 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian paradite me vota të fshehura ka zgjedhur Ursula Fon de Lajenin për kryetare të Komisionit Evropian.

"Për" rizgjedhjen e Fon der Lajenit votuan 401 eurodeputetë, 284 vota kanë qenë "kundër", ndërsa 15 "të përmbajtur", ndërsa shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

Fon der Lajen e cili vjen nga radhët e Unionit Kristian demokrat të Gjermanisë (CDU), anëtare e Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë, për kryetare të Komisionit Evropian u nominua nga shefat e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Samitin e tyre të mbajtur më 27 qershor në Bruksel. 

Nominimi i Fon der Lajenit u bazua në një marrëveshje midis PPE, Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupit liberal "Ta rinovojmë Evropën" (RE) për caktimin e posteve kryesore në BE.

Para votimit grupi i Të Majtëve paraqiti një propozim për shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator deri në rastin me vendimin e Gjykatës së përgjithshme në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë e cila dje gjykoi se Komisioni Evropian nuk i dha publikut qasje të mjaftueshme deri tek informacioni për marrëveshjet e furnizimit të vaksinave kundër Kovid-19 të bëra me kompanitë farmaceutike gjatë pandemisë së koronës. Propozimi u refuzua me 531 vota, 101 eurodeputetë votuan "pro" ndërsa tetë ishin të "përmbajtur". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR